SHBA-ja e shënon 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit me ceremoni, aktivitete vullnetare dhe shprehje të respektit
- Qytetarët e SHBA-së sot do ta shënojë 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatoorit të vitit 2001 me ceremoni, aktivitete vullnetare dhe shprehje tër espektit ndaj viktimave, kumtuan mediumet amerikane.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:38, 11 shtator, 2025
Uashington, 11 shtator 2025 (MIA) - Qytetarët e SHBA-së sot do ta shënojë 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatoorit të vitit 2001 me ceremoni, aktivitete vullnetare dhe shprehje tër espektit ndaj viktimave, kumtuan mediumet amerikane.
Shumë nga të afërmit e pothuajse 3.000 njerëzve të cilët e humbën jetën do t'u bashkangjiten personaliteteve të larta dhe politikanëve të cilët marrin pjesë në ceremonitë në Nju-Jork, në Pentagon dhe në Shenksuill, Pensilvani.
Në sulmet terroriste të grupit xhihadist Al-Kaeda jetën e humbën 2.977 njerëz, përfshirë shumë punonjës financiarë në Qendrën tregtare botërore, si dhe zjarrfikës dhe policë të cilët u nisën drejt ndërtesave të prëfshira nga flakët në tentim për të shpëtuar sa më shumë njerëz.
Komemoracionet vijnë në kohë të tensionit të rritur politik. Përvjetori i sulmeve, i cili shpesh konsiderohet si ditë e unitetit nacional, vjen disa orë pas vrasjes së aktivistit konservator, Çarlls Kirk në universitetin në Jutah. Autoritetet deklaruan se pritet vrasja e Kirkut të shkaktojë siguri të shtuar për ceremoninë, e cila do të mbahet në lokacionin e Qendrës tregtare botërore në Nju-Jork.
Gjatë komemoracionit në pikën zero në pjeësn e poshtme të Menhetenit, ku do të marrin pjesë nënpresidenti Xhej Di Vens dhe gruaja e tij Usha, të afërmit e të vrarëve do t'i lexojnë emrat e viktimave. Çastet e heshtjes do t'i shënojnë çastet e sakta kur aeroplanët e rrëmbyer i goditën kullat ikonike binjake të Qendrës tregtare botërore dhe momentin kur ato u rrëzuan.
Në Pentagon në Virxhinia, do t'u shprehet respekti 184 ushtarëve dhe civilëve të cilët e humbën jetën. Bombarduesit goditën një prej aeroplanëve në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së. Presidenti Donald Tramp dhe zonja e parë Melania Tramp do të marrin pjesë në ceremoni, ndërsa më pas do të marrin pjesë në ndeshjen e bejsbollit të Ligës kombëtare në Bronks mes Njujork jenkis dhe Detroit Tajgers, sonte.
Edhe në afërsi të Shenksuillit, Pensilvani, ceremoni e ngjashme, e shënuar me moment heshtjeje, lexim të emrave dhe vendosje të luleve, do t'u shprehet respekt viktimave të fluturimit 93, aeroplanit të rrëmbyer që u rrëzua pasi që anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët tentuan të hyjnë në kabinën e pilotit. Minsitri për veteranë, Dag Kolins, do të marrë pjesë.
Njerëzit në tërë vendin e shënojnë përvjetorin me aktivitete të ndryshme dhe aksione bamirëse si pjesë e Ditës nacionale të përkujtimit dhe shërbimit. Vullnetarët do të ndajnë ushqim dhe veshmbathje, do të pastrojnë parqe dhe lagje, do të dhurojnë gjak dhe do të punojnë në aktivitete të tjera.
Sulmet e 11 shtatorit kanë ndikim global dhe e nddryshuan rrjedhën e politikës amerikane, si në plan vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ato çuan drejt "luftës globale kundër terrorit" dhe luftërave në Afganistan dhe irak dhe konflikteve shoqëruese në të cilat jetë humbën qindra mijë jetë të ushtarakëve dhe civilëve.
Edhe pse rrëmbyesit të cilët i rrëzuan aeroplanët u vranë në sulmet, qeveria amerikane po lufton ta prëfundojë gjykimin e gjatë kundër njeriut të akuzuar për organizim të komplotit, Halid Sheik Mohamed. Ish-lideri i Al Kaedës ishte arrestuar në Pakistan në vitin 2003 dhe u dërgua në bazën amerikane në gjirin Guantanamo në Kubë, por gjykimi nuk u mbajt asnjëherë. ab/
foto: МIА arkivi