SHBA dhe Kina kanë biseduar për sigurinë në detin e Kinës jugore
- Përfaqësues ushtarakë nga SHBA-ja dhe Kina u takuan në Shangai për të diskutuar çështjet e sigurisë në rajon, duke përfshirë edhe tensionet në detin e Kinës jugore. Sipas kumtesës së Pentagonit, takimi ishte pjesë e përpjekjeve të dy vendeve për të mbajtur një dialog ushtarak dhe për të parandaluar incidentet e padëshiruara.
- Post By Fami Bajrami
- 10:54, 4 prill, 2025

Shangai, 4 prill 2025 (MIA) - Përfaqësues ushtarakë nga SHBA-ja dhe Kina u takuan në Shangai për të diskutuar çështjet e sigurisë në rajon, duke përfshirë edhe tensionet në detin e Kinës jugore. Sipas kumtesës së Pentagonit, takimi ishte pjesë e përpjekjeve të dy vendeve për të mbajtur një dialog ushtarak dhe për të parandaluar incidentet e padëshiruara.
"Bisedimet ishin konstruktive, ndërsa të dyja palët shprehën gatishmëri për të vazhduar dialogun në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e konflikteve", deklaroi një përfaqësues amerikan i cili mori pjesë në takim.
Takimi në Shangai vjen në një kohë të paqëndrueshmërisë së shtuar gjeopolitike, pasi që Uashingtoni dhe Pekini mbeten në mosmarrëveshje për tregtinë, Tajvanin dhe aktivitetin ushtarak në Oqeanin paqësor. rq/
Foto: arkivi/ilustrim