• e premte, 05 dhjetor 2025

Rubio paralajmëroi se qeveria kalimtare e Sirisë është në prag të kolapsit

Rubio paralajmëroi se qeveria kalimtare e Sirisë është në prag të kolapsit

Uashington, 21 maj 2025 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio paralajmëroi se qeveria kalimtare e Sirisë ndoshta është vetëm disa javë larg kolapsit, transmetoi DPA.

"Qeveria kalimtare, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet, ndoshta është disa javë larg kolapsit, ndërsa jo shumë muaj, nga kolapsi potencial dhe lufta civile me përmasa epike", tha Rubio në dëgjim para Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit amerikan.

Ai bëri thirrje në mbështetje të autoriteteve kalimtare siriane.

"Nëse shikojmë historinë e rajonit, kur Siria është e paqëndrueshme, rajoni bëhet i paqëndrueshëm", tha ai.

Rubio ka folur derisa ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian vendosën t'i heqin sanksionet ekonomike ndaj Sirisë.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi heqjen e të gjitha sanksioneve amerikane ndaj Sirisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR