• e diel, 13 tetor 2024

SHBA dhe Evropa kanë dënuar sulmet e Izraelit ndaj paqësorëve të KB-së në Liban

SHBA dhe Evropa kanë dënuar sulmet e Izraelit ndaj paqësorëve të KB-së në Liban

Uashington, 12 tetor 2024 (MIA) - SHBA dhe forcat evropiane i bënë thirrje Izraelit ta sigurojë sigurinë e paqësorëve të KB-së, pasi katër prej tyre u plagosën në sulmet izraelite në Libanin jugor javën e kaluar.

Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se "absolutisht" kërkon nga Izraeli të ndalet me sulmet ndaj paqësorëve, pas sulmit të dytë ndaj personelit të forcave për dy ditë.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, ministri amerikan i mbrojtjes Lojd Ostin theksoi "vlerën e sigurimit të sigurisë" së Forcave të Kombeve të Bashkuara, të njohura si UNIFIL, kumtoi Pentagoni.

Pas sulmeve të përforcuara disa javëshe ndaj grupit militant libanez Hezbollah, Ostin gjithashtu i bëri thirrje Izraelit "të kthehet nga operacionet ushtarake në rrugën diplomatike sa më shpejtë të jetë e mundur".

Edhe Evropa dërgoi kritika të ashpra ndaj Izraelit, njoftoi DPA.

Liderët e Italisë, Francës dhe Spanjës në një deklaratë të përbashkët shprehën "zemërim" ndaj sulmeve të "pajustifikuara" të Izraelit ndaj paqësorëve dhe kërkuan që ata "të ndalojnë menjëherë".

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme i quajti "të papranueshme". sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR