• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sezhurne për Monde: Duhet të kërkohen shpjegime nga autoritetet izraelite për situatat në Gazë të cilat nuk mund të arsyetohen

Sezhurne për Monde: Duhet  të kërkohen  shpjegime nga autoritetet izraelite për situatat në Gazë të cilat nuk mund të arsyetohen

 Paris, 2 mars 2024 (MIA) -  Shefi i diplomacisë franceze, Stefan Sezhurne, në një intervistë për "Mond"-n tha se Parisi duhet të kërkojë shpjegime nga autoritetet izraelite për situatat në Gazë të cilat nuk mund të arsyetohen.

"Përgjegjësia për bllokadën e ndihmës përfundimisht i takon Izraelit", tha Sezhurne, duke vënë në dukje se situata katastrofike humanitare   krijon "situata që nuk mund të arsyetohen dhe për të cilat izraelitët duhet të mbajnë përgjegjësi". 

Franca ka dyfishuar përpjekjet e saj me autoritetet izraelite për rritjen e kalimeve për kamionët që transportojnë dërgesa humanitare. Por, këto përpjekje "nuk ishin të mjaftueshme dhe uria shtoi tmerrin", tha Sezhurne, i cili ishte për vizitë Gazë një muaj më parë. 

 Fjalët e tij vijnë pasi shpërndarja e ndihmës humanitare në Gazë u shndërrua para dy ditëve u shëndërrua në një tragjedi,   kur sipas Hamasit, në zjarrin izraelit dhe stampedo humbën jetën 115 persona.

Sezhurne dje bëri thirrje  për një hetim të pavarur për këtë tragjedi, e cila u dënua nga e gjithë bota. 

 Njeriut parë  i diplomacisë franceze në intervistë për "Mond"-n deklaroi edhe se gjërat në Rafah  janë "në qorrsokak",   ku janë mbledhur gati një milion e gjysmë palestinezë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi se së shpejti do të nisë një ofensivë tokësore kundër këtij bastioni të fundit të Hamasit. Sipas Sezhurnes, do të ishte "një fatkeqësi e re humanitare".

"Po bëjmë gjithçka për ta shmangur këtë, shtoi ai, duke kujtuar se Franca prej muajsh kërkon një armëpushim të përhershëm. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR