Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpulin
- Mohamed Salah ka nlnshkruar kontratë të re me Liverpulin, njoftuan nga klubi.
- Post By Melahat Baftija
- 09:56, 11 prill, 2025

Liverpul, 11 prill 2025 (MIA) - Mohamed Salah ka nlnshkruar kontratë të re me Liverpulin, njoftuan nga klubi.
Nga "Enfild" publikuan se internacionalisti egjiptian do të mbetet në klub edhe pas përfundimit tël sezonit aktual, por nuk e mprecizoi kohëzgjatjen e kontratës së re të lojtarit.
Sipas burieve të ndryshme, ajo është për një periudhë prej dy viteve.
E ardhmja e Salah ka qenë subjekt i spekulimeve të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit, me raportet që sugjerojnë se ai ka tërhequr interes serioz nga klubet në Arabinë Saudite.
Megjithatë, selia e klubit nuk u nxitua në negociata me yllin e tyre të madh. Në fund të vitit të kaluar, vetë Salah pranoi se nuk kishte marrë ofertë të re nga klubi dhe fjalët e lojtarit anësor i shqetësonin seriozisht tifozët e "të kuqëve".
Megjithatë, në muajt e fundit negociatat midis të dyja palëve përparuan me shpejtësi dhe u arrit një marrëveshje.
Deri më tani këtë sezon, Salah ka shënuar 32 gola në 45 paraqitje për Liverpulin në të gjitha garat. mb/
Foto: MIA