• e enjte, 09 janar 2025

Së shpejti do të mundësojmë që specializantët të përgatisin raport me emrin dhe mbiemrin e tij, thotë Taravari

Së shpejti do të mundësojmë që specializantët të përgatisin raport me emrin dhe mbiemrin e tij, thotë Taravari

Shkup, 9 janar 2025 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot informoi se përmes “Terminit tim” së shpejti do të mundësohet që specializantët të cilët specializojnë në universitetet tona, të kenë qasje të mund të përgatisin raport me emër dhe mbiemër. 

“Së shpejti përmes ‘Terminit tim’ do të mundësojmë që specializantët të cilët specializojnë në të gjitha universitetet tona të fakulteteve të mjekësisë, të kenë qasje dhe ata të mund të përgatisin raport me emër dhe mbiemër të tyre. Presim që këtë së shpejti ta bëjmë bashkë me Odën e Mjekëve”, tha Taravari në konferencën e sotme për media në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve. 

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve, Rexhep Memedi deklaroi se në këtë Klinikë ka mjekë kujdestarë specializantë të cilët punojnë në ekip, por theksoi se ekziston mungesë e kuadrit

“Në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve kemi mjekë në shërbim 24 orë në ditë, të cilët punojnë në ekip, si në të gjitha institucionet e tjera të veçanta shëndetësore. Mungesa e kuadrit ekziston në klinikën tonë, si dhe në të gjitha klinikat e tjera. Ministria po bën përpjekje për të zbutur mungesën e mjekëve me punësime të reja. Për sa i përket rritjes së numrit të mjekëve specialistë në detyrë, është një problem sistemik që duhet trajtuar. Specializantët janë mjekë me licencë dhe ata janë kompetent për mjekimin e pacientëve”, shtoi Memedi. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR