Prezantimi i Raportit „Dhuna midis bashkëmoshatarëve te nxënësit nga 11, 13 dhe 15 vjeç në Republikën e Maqedonisë së Veriut"
- Në "Europe House" në Shkup sot do të prezantohen konstatimet nga raporti kombëtar për sjelljet e lidhura me shëndetin e fëmijëve të moshës shkollore nga hulumtimi i vitit 2021/22 në Republikën e Maqedonisë së Veriut "Dhuna midis bashkëmoshatarëve tek nxënësit nga 11, 13 dhe 15 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut".
- Post By Qefsere Abduli
- 09:54, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Në "Europe House" në Shkup sot do të prezantohen konstatimet nga raporti kombëtar për sjelljet e lidhura me shëndetin e fëmijëve të moshës shkollore nga hulumtimi i vitit 2021/22 në Republikën e Maqedonisë së Veriut "Dhuna midis bashkëmoshatarëve tek nxënësit nga 11, 13 dhe 15 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut".
Siç informojnë nga Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara - UNFPA, ky raport është i pari nga raportet kombëtare për hulumtimin e vitit 2021/22, ku paraqiten konstatimet për dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve (maltretimi në shkollë, maltretimi kibernetik dhe rrahjet), ndryshimet në sjelljet që lidhen me mlatretimin dhe rrahjet gjatë periudhave para dhe pas pandemisë së KOVID-19. Gjithashtu, paraqiten edhe një pjesë nga konstatimet lidhur me dhunën e përjetuar nga adoleshentët, të cilët kanë deklaruar se janë maltretohen, me qëllim që të kuptohet rrethi i dhunës e cila ndodhë në familje dhe komunitet.
"Studimi për sjelljet e lidhura me shëndetin e fëmijëve në moshën shkollore (HBSC) është një studim ndërkombëtar longitudinal që zhvillohet çdo katër vjet, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, ky studim realizohet nga Qendra për Veprim Psiko-Social dhe Krizë Malinska, me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, në bashkëpunim me Fondin e Popullsisë të Kombeve të Bashkuara - UNFPA", njofton UNFPA.
Në këtë ngjarje fjalime hyrëse do të kenë Elena Ivanovska, sekretarja e shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rita Kolumbia, koordinatore e përhershme e KB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuese e Delegacionit të BE-së në Shkup.
Ndërsa, rezultatet e raportit do të prezantohen nga Maja Cvetanoska, hulumtuese në ekipin e studimit HBCS dhe Sheruze Osmani Balazhi, koordinatore kombëtare e studimit HBC.
Në panel diskutimin do të flasin Filip Ivkovski, aktivist i rinisë dhe ish kryetar i Këshillit Kombëtar të Rinisë në Maqedoni, Lidija Petkoska, deputetja, Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Afërdita Shala, shefja e Zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut, Stejan Bajraktarov, kryetari i grupit punues për hartimin e Planit të Veprimit, për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe Lidija Shterjov, udhëheqëse e Departamentit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, Sektori për Mundësi të Barabarta në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s