Zbardhet rasti kur dy vëllezër u plagosën gjatë një përpjekjeje për të ndarë disa persona që ishin duke u rrahur para një klubi fitnesi në Çair
- Policia e ka zbardhur rastin e 1 qershorit kur dy vëllezër të cilët përpiqeshin të ndanin tre persona që ishin duke u përleshur fizikisht, u sulmuan me një objekt të mprehtë. Rasti është kualifikuar si tentativë vrasjeje, për të cilën janë ngritur akuza penale kundër tre personave. Njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa dy të tjerëve masa e arrestit shtëpiak.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:13, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Policia e ka zbardhur rastin e 1 qershorit kur dy vëllezër të cilët përpiqeshin të ndanin tre persona që ishin duke u përleshur fizikisht, u sulmuan me një objekt të mprehtë. Rasti është kualifikuar si tentativë vrasjeje, për të cilën janë ngritur akuza penale kundër tre personave. Njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa dy të tjerëve masa e arrestit shtëpiak.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, SPB Shkup - Njësiti për krime të dhunshme ngriti kallëzim penal kundër G.A. (33) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vrasje" në tentativë sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe kundër B.S. (35) dhe A.S. (40), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ndihmë" sipas nenit 24 në lidhje me veprën penale "vrasje" në tentativë sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
"Gjegjësisht, më 01.06.2025 në orën 22.00 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Shën Naum Ohridski" është denoncuar se tek ata është sjellë me plagë të thella i I.A. (38) nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 21.45 para një klubi fitnesi në zonën e Çairit të Shkupit, ai dhe vëllai i tij A.A. (32) u përpoqën të ndanin tre persona që po ziheshin fizikisht, me ç’rast u sulmuan me një objekt të mprehtë. Ndërkohë, edhe A.A. (32) pësoi lëndime nga shpimi dhe u transferua në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë", ku iu ofrua ndihmë. Lidhur me ngjarjen, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski" në Shkup për kontroll u paraqit edhe B.R (25) nga Shkupi", sqarojnë nga MPB-ja.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe sigurimit të provave, u vërtetua se të denoncuarit e kanë kryer veprën, kështu që më 03 qershor janë privuar nga liria nga nëpunësit policorë nga Njësiti i policisë intervenuese pranë SPB Shkup.
Në koordinim me prokurorin publik është parashtruar kallëzimi, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar G.A. masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa B.S. dhe A.S. u është caktuar masa arrest shtëpiak prej 30 ditë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s