• e premte, 05 dhjetor 2025

Karvani Parlamentar po i afrohet destinacionit të tij, sot në takim me qytetarët e Kumanovës

Karvani Parlamentar po i afrohet destinacionit të tij, sot në takim me qytetarët e Kumanovës

Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) -  Karvani Parlamentar, i cili u nis nga Resnja muajin e kaluar, po i afrohet destinacionit të tij përfundimtar. Sot, me fillim në orën 11:00, në sheshin "Jugosllavia e Re" në Kumanovë, përfaqësuesit e Kuvendit do të zhvillojnë takime me qytetarët e kësaj Komune, përpara manifestimit të fundit në Shkup, të hënën, më 10 qershor.

"Nëntë komuna në vend dhe Qyteti i Shkupit janë të përfshira nga Karvani Parlamentar këtë vit, i cili në disa javët e fundit ka kaluar nëpër Resnjë, Krushevë, Kratovë, Kriva Pallankë, Vallandovë, Negotinë, Tetovë dhe Kërçovë. Duke vepruar kështu, përmes aktiviteteve të ndryshme, po dërgohen mesazhet kryesore të manifestimit "Kuvendi për qytetarët" dhe "Transparent dhe përgjegjës", me qëllim që të nënvizohet se Dhoma Ligjvënëse është përgjegjëse si institucion para qytetarëve", informon pres shërbimi i Kuvendit.

 Karvani Parlamentar siguron praninë e deputetëve në komunat ose njësitë zgjedhore nga ku janë zgjedhur. Kjo është mundësi për deputetët t'i dëgjojnë përshtypjet e qytetarëve për punën e Kuvendit dhe të njihen me problemet që kërkojnë iniciativë legjislative.

 Ky aktivitet i Kuvendit është në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP) për vitin 2025, i mbështetur financiarisht nga Konfederata Zvicerane, dhe i zbatuar në bashkëpunim me NDI-në, QMN-në dhe IDSCS-në.

 Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR