• e mërkurë, 28 gusht 2024

Rusia: Tre persona janë zhdukur, 18 janë lënduar në shpërthimin e termocentralit

Rusia: Tre persona janë zhdukur, 18 janë lënduar në shpërthimin e termocentralit

Moskë, 6 mars 2024 (MIA) - Tre persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa 18 janë plagosur në një shpërthim në dhomën e kaldajave të termocentralit elektrik Shagonar në rajonin e largët Tuva në Rusi, kumtoi sot shefi rajonal Vlladislav Hovalig.

"Gjashtë persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore", shkroi Hovalig në Telegram.

Zjarri që ka shpërthyer në objekt, është lokalizuar dhe vënë nën kontroll.

"Nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa ende nuk u konfirmua shkaku për aksidentin", tha Hovalig. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR