• e enjte, 29 gusht 2024

Misioni hapësinor i Spejs Iks është shtyrë

Misioni hapësinor i Spejs Iks është shtyrë

Kejp Kanaveral, 28 gusht 2024 (MIA) - Lansimi historik i misionit privat të Polaris Doën të Spejs Iks është shryeq për shkak të "kushteve të pafavorshme të motit" mbi Florida, kumtoi kompania.

Polaris Daën është një mision komercial i financuar nga sipërmarrësi miliarder amerikan Xhared Ajzakmen, ndërsa supozohej të lansohej nesër ose pasnesër. Në mision ka një ekuipazh civil prej katër vetash i cili do të kryejë një shëtitje në hapësirë.

Por Spejs Iks kumtoi se nisja u vonua për shkak të parashikimit të keq të motit për zonën e rënies së kapsulës në Florida.

"Polaris Daën është një mision sfidues me qëllime kritike, andaj që do ta presim mundësinë më të mirë për të siguruar sukses. Ndonjëherë udhëtimet më të vështira kërkojnë durimin më të madh, ndërsa ne jemi gati të presim momentin e duhur, shkroi sot Ajzakmen në Iks" i cili është komandant i misionit.

Një datë për lansimin është parashikuar. Misioni është një projekt i përbashkët i Ajzakmenit, themeluesit të kompanisë teknologjike Shift4 Payments dhe Spejs Iks të Ilon Mask.

Planifikohet që të zgjasë deri në pesë ditë dhe katër anëtarët e ekuipazhit do të udhëtojnë deri në 1.400 kilometra nga Toka në kapsulën SpaceX Dragon pas lansimit në një raketë Falcon 9 nga Qendra Hapësinore Kejp Kanaveral. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR