Të plagosurit nga sulmi me thikë në Gjermani pritet të mbijetojnë
- Autoritetet gjermane sot njoftuan se të gjithë tetë personat e lënduar në sulmin vdekjeprurës me thikë gjatë javës së kaluar në qytetin perëndimor të Solingenit pritet të mbijetojnë.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:05, 28 gusht, 2024

Dyseldorf, 28 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet gjermane sot njoftuan se të gjithë tetë personat e lënduar në sulmin vdekjeprurës me thikë gjatë javës së kaluar në qytetin perëndimor të Solingenit pritet të mbijetojnë.
Herbert Reul, ministër i Punëve të Brendshme në krahinën Rajna Vestfalia Veriore, tha se të lënduarit do të shërohen.
Tre persona u vranë në sulmin në Solingen të premten që përsëri ndezi debate mbi politikat e imigracionit dhe deportimet në Gjermani, raporton DPA.
Autori i dyshuar është identifikuar si Isa al-H sipas ligjeve gjermane të privatësisë, një 26-vjeçar sirian të cilit i është caktuar paraburgimi.
Prokuroria publike federale po e heton atë për vrasje dhe për dyshimin e anëtarësimit në grupin terrorist të Shtetit Islamik. qa/
Foto: DPA