• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë ka mbi 160.000 votues më shumë se në vitin 2021

Në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë ka mbi 160.000 votues më shumë se në vitin 2021

Prishtinë, 28 gusht 2024 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) sot ka miratuar Raportin për listën preliminare të votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, njofton korrespodenti i MIA-n nga Prishtina.

Siç publikoi sot KQZ-ja e Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare kanë të drejtë vote 2.047.148 votues që do të thotë se numri i tyre është rritur për 161.700 votues krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Drejtori i Drejtorisë për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhalla deklaroi se KQZ-ja deri më tani ka pranuar shpalljen e koalicionit mes dy partive politike.

Ai shtoi se sipas ligjit, partitë e regjistruara që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit kanë afat deri të premten për të njoftuar KQZ-në, ndërsa deri në KQZ është dorëzuar një deklaratë koalicioni mes dy partive të regjistruara politike: Partisë Demokratike të Unitetit dhe Nismës Balli.

"Në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në, gjegjësisht Drejtorinë për regjistrim, certifikimin dhe kontrollin financiar të subjekteve politike. Një koalicion mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe një parti politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve", tha Buzhalla.

Gjithashtu, një parti politike që është anëtare e një koalicioni nuk mund të marrë pjesë si anëtare e një koalicioni tjetër ose si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Më 30 gusht skadon afati që partitë politike të njoftojnë KQZ-në, gjegjësisht administratën kompetente, për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Mospjesëmarrje në zgjedhje deri më tani kanë paralajmëruar partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR