• e martë, 08 tetor 2024

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Saracin nesër për vizitë në Prishtinë

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Saracin nesër për vizitë në Prishtinë

Prishtinë, 28 gusht 2024 (MIA) – I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, nesër, e enjte 29 gusht do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, bën të ditur korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Lajmin përmes kumtesës për media e konfirmuar ambasada gjermane në Kosovë, duke bërë të ditur se Saracin do të japë një deklaratë për media para se të largohet nga Prishtina.

“Manuel Saracin, përfaqësuesi special i Qeverisë federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, nesër më 29 gusht 2024 do ta vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare Saracin do të japë deklaratë për mediat para se të niset nga Prishtina”, thuhet në komunikatë.

Për momentin nuk ka informacione për qëllimin dhe agjendën e vizitës së Saracinit në Kosovë. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR