• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Nuk ka vendime të reja" nga Britania e Madhe apo Gjermania për përdorimin e armëve nga ana e Ukrainës

Berlin, 28 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer dhe kancelari gjerman Olaf Sholc thanë se nuk ka "vendime të reja" as nga Britania e Madhe dhe as nga Gjermania në lidhje me përdorimin e armëve të dhuruara nga të dy vendet për Ukrainën.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin këtë mëngjes, Starmer u tha gazetarëve se nuk do të "hynte në pyetje taktike në lidhje me përdorimin e armëve", por "nuk kishte vendime të reja" kur u pyet nëse ai dhe Sholc kishin diskutuar për heqjen e kufizimeve të armëve në Ukrainë gjë që do të mundësojnë përdorimin e tyre në territorin rus, transmeton DPA.

"Ne japim mbështetje dhe armë për Ukrainën në përputhje me qasjen e aleatëve të tjerë kyç, duke përfshirë Gjermaninë. Ne e mbështetëm qasjen dhe kornizën që propozoi qeveria e mëparshme në Mbretërinë e Madhe kur ishim në opozitë dhe po veprojmë në mënyrë konsistente në Qeveri dhe kështu që jam shumë i qartë se nuk janë marrë vendime të reja apo të ndryshme", tha Starmer.

Sholc, gjithashtu, tha se nuk kishte "vendime të reja nga Gjermania" për këtë çështje dhe se vendi do të "vazhdonte" me mbështetjen e saj për Ukrainën.

"Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në Evropë, në Evropë ne jemi kontribuuesi më i madh. Ne do të vazhdojmë këtë mbështetje", theksoi Sholc.

"Për sa i përket rezervave të armëve, nuk ka vendime të reja nga Gjermania", shtoi kancelarja gjermane.

Starmer është në vizitë dyditore në Berlin, ndërsa do të niset për takime në Paris.

Ai në Gjermani po parashtron planet për një marrëveshje të re me kombin si pjesë e një "rivendosjeje" më të gjerë të marrëdhënieve me Evropën, raportoi DPA. rq/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR