• e enjte, 29 gusht 2024

Refuzimi për të ndihmuar emigrantët është një "mëkat i madh", pretendon Papa Françesku

Refuzimi për të ndihmuar emigrantët është një

Romë, 28 gusht 2024 (MIA) - Papa Françesku sot dënoi ashpër trajtimin e emigrantëve që kalojnë Detin Mesdhe për të hyrë në Evropë, duke thënë se refuzimi për të ndihmuar emigrantët është një "mëkat i madh".

"Ka nga ata që sistematikisht dhe me të gjitha mjetet punojnë për të parandaluar pranimin e emigrantëve. Ndërsa kur bëhet me vetëdije dhe përgjegjësi, atëherë është mëkat i madh", tha Françesku në një audiencë në "Shën Pjetri" në Vatikan.

Në fjalimin e tij ai bëri thirrje për zgjerimin e rrugëve të hyrjes për emigrantët dhe për "menaxhimin global të migracionit të bazuar në drejtësi, vëllazëri dhe solidaritet", duke theksuar se problemi nuk do të zgjidhet me "militarizimin e kufijve".

Në javët e fundit, Papa audiencës së tij i ka dhënë mendimet e tij mbi çështjet shpirtërore katolike.

Organizata ndërkombëtare për migracionin ka vlerësuar se që nga viti 2014, më shumë se 30.000 emigrantë rezultojnë si të zhdukur gjatë kalimit të Mesdheut. rq/

Foto: arkivi  i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR