Rubio i falenderoi EBA-të për "marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme"
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në bisedimet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Zajed al-Nahjan e falenderoi atë vend për "marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme" të shënuara nga lidhje të forta ekonomike, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe interesave të përbashkëta në fushën e stabilitetit rajonal, njoftoi sot zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tami Brus.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:12, 19 shkurt, 2025

Uashington, 19 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në bisedimet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Zajed al-Nahjan e falenderoi atë vend për "marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme" të shënuara nga lidhje të forta ekonomike, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe interesave të përbashkëta në fushën e stabilitetit rajonal, njoftoi sot zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tami Brus.
Temat e mbledhjes përfshijnë intelegjencën artificiale, Rripin e Gazës, Sirinë, Libanin dhe Detin e Kuq, i cili ishte vendi i sulmeve të kryengritësve jemen Huthët derisa u arrit armëpushimi në Gazë, shtoi Brus.
Tani për tani nuk ka deklarata zyrtare nga EBA, për atë se çfarë është biseduar në takimin e Rubios, sheikut Mohamed dhe sheikut Abdulla bin Zajed al Nahjan, ministër i Punëve të Jashtme të EBA-së. qa/
Foto: EPA