• e shtunë, 18 maj 2024

Riad Shaqiri: Demokracia është në rrëzik dhe kjo gjë është alarmante

Riad Shaqiri: Demokracia është në rrëzik dhe kjo gjë është alarmante

Shkup, 30 prill 2024

KShZ dje vërtetoi atë që ne kishim vërejtur e denoncuar qysh në ditën e zgjedhjeve, mbushjen e kutive dhe trenin bullgar në komunën e Likovës.

Për vendvotimin 1112/1 u vërtetua se edhe përkundër faktit që dy vota kanë munguar dhe kërkesës së komisionerit për prishjen e vendvotimit, nuk ishte aprovuar një gjë e tillë, anipse faktet ishin.

Akterit të këtij akti që cenoi rëndë demokracinë, shoferit të Sadulla Durakut, iu zunë fletvotime në xhep. Ato ishin fletvotimet që dje kur u hap kutia, u vëretua se mungonin në ditën e zgjedhjeve. 

Ky nuk është vetëm një rast i izoluar në Likovë, anipse është tashmë i faktuar këtu. Ky në fakt është fenomeni dhe skema e BDI-së që kush e di në sa vendvotime është futur në funksion.

Reagimet në këtë drejtim të institucioneve që do duhej të përkujdeseshin për mbarëvajtjen e një procesi siç i ka hije në demokraci, kanë qenë inekzistente. Por, kur ke institucione të kapura nga krimi e kriminelët nuk ka se si të jetë ndryshe.

Ky rast në Likovë na tregon se është cenuar thellë demokracia dhe përmes këtyre metodave klandestine është dëmtuar thellë procesi zgjedhor duke u deformuar kështu vullneti qytetar, që qartazi ishte zë për ndryshim, zë për ndëshkim tëkeqqeverisjeve.

BDI ka humbur toruan. Nuk ka mjet që kursen për të arritur qëllimin që të qëndrojë në pushtet.

Por, unë nga këtu, fillimisht ju bëj thirrje organeve të rendit e të gjitha organizatave monitoruese të zgjedhjeve që të veprojnë, sa më parë e sa më shpejt. Mosveprimi në këtë rast është shkelje e rëndë e demokracisë në vend, është humbje e kuptimit të zgjedhjeve si proces i shenjtë në demokraci.

Demokracia është në rrëzik dhe kjo gjë është alarmante. BDI duhet ta dijë që ajo nuk mund ti mbivendoset vullnetit të popullit për ndryshim. Shteti nuk është pronë e ata nuk janëpronarët e tij. Ne nuk do të lejojmë një gjë të tillë. Ndërkaqorganet kompetente është mirë të veprojmë, sepse ne jemi të vendosur që me çdo kusht të mbrojmë vullnetin e çdo qytetari të shprehur në kutitë e votimit. Ne do ta mbrojmë votën me çdo çmim. Por organet e rendit duhet të ndalojnë ngjarje ku kriminelët do cenojnë sigurinë e secilit që përpiqet t’ua ndalë krimin e vjedhjen. Në të kundërtën ata do janë bashkëfajtor në çdo kaos e parregullsi.

Ndryshimi po vjen. Atë nuk mund ta ndalin. Do ta mbrojmëçdo votë, do ta mbrojmë vullnetin qytetar. Komisionerët e vëzhguesit janë gardianët e garanca për këtë. Ndërkaq ata që duhet të veprojnë, organet e rendit, le të mos jenë spektator, por le të bëjnë vetëm punën e tyre, le të ndalin kriminelët dhehajninë e tyre që u bë në sytë e tyre dhe u vërtetua dje edhe nëmënyrë faktike nga KSHZ.

Konferenca e sotme për shtyp e Rijad Shaqirit nga koalicioni VLEN

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR