• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dreksler: Për pozicionimin si partner i besueshëm ndërkombëtar për qeverinë e ardhshme është me rëndësi të mos ketë dyshim për respektimin e marrëveshjeve obliguese

Dreksler: Për pozicionimin si partner i besueshëm ndërkombëtar për qeverinë e ardhshme është me rëndësi të mos ketë dyshim për respektimin e marrëveshjeve obliguese

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Marrëveshja e Prespës është obliguese sipas të drejtës ndërkombëtare. Ajo vlen dhe Maqedonia e Veriut ka obligime ndaj saj. Mendoj se është shumë me rëndësi për pozicionimin si partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar të mos paraqitet dyshimi se marrëveshjet obliguese sipas të drejtës ndërkombëtare do të respektohen edhe nga qeveria e ardhshme, thotë ambasadorja gjermane, Petra Dreksler në intervistë për "360 gradë".

Ambasadorja thekson se dy vendet kanë partneritet të sigurt në të gjitha nivelet, janë aleate të NATO-s dhe se Berlini dëshiron të ketë bashkëpunim të afërt edhe me qeverinë e ardhshme, por siç theksoi, do të jetë me rëndësi nëse ajo do ta vazhdojë kahjen e qartë strategjike në politikën e jashtme të vendit dhe se do t'i zbatojë me vendosmëri dhe besueshmëri hapat e nevojshëm në rrugën drejt BE-së.

Lidhur me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së, e cila fitoi në zgjedhje dhe negociuan për formim të qeverisë së re, se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën këto kushte, por edhe për atë nëse BE-ja për shkak të mosreflektimit ndaj vendit është përgjegjëse për atmosferën e këtillë shoqërore, Dreksler theksoi se Gjermania është e vetëdijshme për përpjekjet e mëdha të cilat Maqedonia e Veriut tashmë i ka ndërmarrë në procesin inkuadrues drejt BE-së.

"Dhe po, mund të kuptoj se përvojat nga ky proces kanë efekt të përsëritshëm në shoqëri. Konsideroj se do të bëhet problem atëherë kur skepticizmi do të kalojë në rezignim. Ndonjëherë kam përshtypje se besimi në efikasitetin e veprimit politik në ven, në tërësi është i ulët. Që të kthehet ai besim, për ata të cilët në të ardhmen do ta bartin përgjegjësinë politike për vendin, do të duhet që reformat dhe premtimet e paralajmëruara, tani në mënyrë të matur dhe energjike, t'i shndërrojnë në vepra", tha ajo.

Për paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së se do të kërkojë ndryshim të kushteve dhe garancave se nuk do të ketë bllokada për çështjet e identitetit gjatë negociatave për anëtarësim, në mënyrë që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, tha se pala gjermane vazhdimisht ka cekur se e vlerëson identitetin maqedonas, kulturën dhe gjuhën maqedonase, ndërkaq këtë me rezolutë e ka cekur edhe Bundestagu, vitin e kaluar.

"Dhe mendoj se mu përmes procesit inkuadrues me BE-në, gjuha maqedonase mori rëndësi të posaçme edhe jashtë kufijve të saj. Njëkohësisht, gjithashtu, është e qartë - Maqedonia e Veriut me të gjitha vendet anëtare të BE-së u8 dakordua për Kornizën negociuese për negociatat inkuadruese me BE-në. kjo Kornizë negociuese është konstatuar dhe këtu bën pjesë edhe zbatimi i ndryshimeve kushtetuese", theksoi Dreksler. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR