• e hënë, 01 korrik 2024

Gjykata administrative e refuzoi padinë e Frontit evropian ndaj vendimit të KSHZ-së për vendvotimin 1194 në Krushevë

Gjykata administrative e refuzoi padinë e Frontit evropian ndaj vendimit të KSHZ-së për vendvotimin 1194 në Krushevë

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Gjykata administrative e refuzoi si të pabazë padinë nga Koalicioni "Fronti evropian" ndaj vendimit të Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ) për pranim të ankesës nga Koalicioni "Maqedonia jote" për vendvotimin 1194 në Komunën e Krushevës në Zgjedhjet parlamentare 2024.

Sipas Kodit zgjedhor, nëse vendimi për rivotim në atë vendvotim ndikon ndaj rezultateve përfundimtare zgjedhore, KSHZ duhet të zbatojë rivotim 14 ditë nga zgjehdjet parlamentare përkatësisht më 22 maj.

Paraprakisht sot gjatë debatit, përfaqësuesi i paditësit, Koalicioni "Fronti evropian", Ejup Rrustemi, theksoi se kontestohet vendimi i KSHZ-së për pranim të ankesës për anulim të votimit në VV 1194 të Koalicionit "Maqedonia jote".

"Vendimi i KSHZ-së është i paqartë. Shuma e përmbledhur e fletëvotimeve të prëdorura është e paqartë si KSHZ-ja erdhi deri te përmbledhja prej 377 votuesve, pa u marrë parasysh me atë rast numri prej 359 votuesve të nënshkruar në listën zgjedhore. Numri prej 17 të sëmurëve dhe të pamundurve nuk duhet të shtohet në pjesën IV të procesverbalit, sepse ata tashmë janë numëruar në informatën statistikore dhe fitohet numër i dyfishtë. Sipas Kodit zgjedhor plotësimi i gabueshëm i procesverbalit nuk është bazë për anulim të votimit", deklaroi Rrustemi.

Plotësisht, theksoi Rrustemi, në procesverbal nuk janë regjistruar vërejtje për parregullsi të mundshme.

null

Përfaqësuesja e KSHZ-së, Katerina Vasilevska theksoi se qëndrojnë në tërësi në thëniet nga vendimi dhe përgjigja e padisë dhe propozon që ajo të refuzohet si e pabazë.

"KSHZ veproi në afatin ligjor dhe solli vendim. Pas kontrollit të tërë materialit zgjehdor KSHZ konstatoi se numri i votuesve të identifikuar nuk përputhet me numrin e votuesve të nënshkruar në listën zgjedhore dhe nuk korrespondon me numrin e fletëvotimeve të përdorura në vendvotim", theksoi Vasilevska.

Gjykata e pranoi kërkesën e paditësit të kontrollohet materiali zgjedhor në VV 1194 në Krushevë, me ç'rast konstatoi se janë prëdorur gjithsej 359 fletëvotime, ndërsa të papërdorura janë 110 prej të cilave tre janë grisur nga tufa, por janë anuluar në mënyrë të rregullt. Në listën zgjehdore janë nënshkruar 354 persona dhe 2 me shenja nga gishti. Në ekstrakt të posaçëm prej nëntë personave, votuan dy. Në vërejtjet është cekur se një person ka votuar me vendim nga KSHZ pas ankesës së parashtruar se mungon në listën zgjedhore, por kjo për atë ishte cekur se nuk ka formular të posaçëm i cili plotësohet se ka votuar në një rast të tillë.

Përfaqësuesi juridik i Koalicionit "Fronti evropian", pas fjalës përmbyllëse i bëri thirrje gjykatës ta pranojë propozimin e tyre dhe porositi se me kontrollin e materialit zgjehdor në tërësi është konstatuar se nuk është plotësuar asnjëri prej kushteve për anulim të votimit.

"Numri prej 359 votuesve të cilët votuan janë konstatuar në mënyrë identike në raport dhe në rrëfimin tabelar, si dhe në pjesën 6 të procesverbalit për grumbullim të rezultateve. Nga kontrolli, doli se janë prëdorur 359 fletëvotime që nënkupton harmonizim të plotë të të dhënave për votuesit të cilët votuan dhe numri u fletëvotimeve të përdorura sot të rinumëruara", tha përfaqësuesi i Koalicionit "Fronti evropian".

Nga KSHZ pas kontrollit dhe rinumërimit të materialit theksuan se qëndrojnë në tërësi në përgjigjen ndaj padisë dhe vendimit.

"Me kontrollin, u konstatuan shkelje në punën e këshillit zgjedhor që është bazë për anulim të votimit në këtë vendvotim. Duke pasur parasysh se janë numëruar 359 fletëvotime të numëruara, ndërsa janë rinumëruar 358 nënshkrime në listën zgjehdore, kjo është bazë shtesë për përsëritjen e votimit. Plotësisht, numri i shenjave nga gishti nga votues të identifikuar nuk përputhet me numrin e fletëvotimeve të përdorura", theksoi Vasilevska.

Koalicioni "Fronti evropian" parashtroi shtatë padi kundër vendimeve të KSHZ-së në Zgjedhjet parlamentare 2024. Për të gjitha janë formuar lëndë dhe janë caktuar gjatë ditës së sotme.

KSHZ në mbledhjen e 104-t i shqyrtoi ankesat e parashtruara nga partitë politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Nga gjithsej 27 ankesa të parashtruara - nëntë nga koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta, janë pranuar shtatë dhe atë gjashtë në NJZ 5 dhe një në NJZ 6.

Në NJZ 5 u pranuan ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen. Në NJZ 6 u pranua një ankesë për vensvotimin 2101 në Zhelinë.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare që i publikoi KSHZ, Koalicioni "Maqedonia jote" e kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate deputetësh, pas çka pasojnë Koalicioni "Fronti evropian" i kryesuar nga BDI me 19 mandate deputetësh, Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM me 18, Koalicion i VLEN me 12, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate deputetësh. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR