Reagim i BDI-së për shifrat e reja të balancerit
- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet njëetnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore.
- Post By Sara Ademi
- 19:43, 26 korrik, 2024
Shkup, 26 korrik 2024
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet njëetnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore.
Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj të arriturave të deritanishme për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në vend.
Ndryshimi i formulës për të reflektuar vetëm popullësinë rezidente dhe jo atë të përgjithshne është një përpjekje e qartë për të margjinalizuar komunitetin shqiptar por edhe për të minuar kontributin e popullatës jorezidente të cilët kanë dhënë kontribit të vazhdueshëm në stabilitetin financiar të vendit përmes remitancave.
Ky është veprim i dytë në drejtim të zhbërjes së rezultateve të regjistrimit të popullësisë, sëpari nga VMRO dhe tash nga Znam, dhe nxjerr në sipërfaqe pa aftësinë e vazalëve pa legjitimitet zgjedhor që po e poshërsojnë popullin shqiptar në qeverinë monoetnike.
Ne, në BDI, e shohim këtë si një përpjekje të rrezikshme për të ulur ndikimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale të vendit.
Ky vendim është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë të cilat kanë qenë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.
BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim diskriminues dhe të garantojë një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.
Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.