• e premte, 22 nëntor 2024

Fronti evropian akuzon për presion publik politik ndaj Gjykatës administrative

Fronti evropian akuzon për presion publik politik ndaj Gjykatës administrative

Shkup, 17 mај 2024 

Fronti Europian me shqetësim të madh i ka ndjekur deklaratat e sotme skandaloze kërcënuese të drejtuesve të opozitës humbëse të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ndaj Gjykatës Administrative.

Fronti Europian i ka regjistruar dhe ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për këto kërcënime me deklarata publike si dhe për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marreveshje nderpartiake jashta-institucionale per votim dhe mbivotim ne Komisionin Shteteror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj gjykates administrative.

Kjo tentative per inzhinjering zgjedhor ka per qellim ndryshimin e raporteve te numrave ne Kuvend nepermjet marreveshjes politike ne tavoline.

Me marreveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve.

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Ftojmë te gjitha institucionet te veprojnë ne perputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe te mbrojne kredibilitetin e procesit zgjedhor deri ne fund pa hedhur asnje njolle mbi vullnetin e qytetareve te shprehur ne zgjedhje.

Fronti evropian

_________________________________________________

МIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajetjen e tyre.

 

QËNDRONI TË LIDHUR