• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari i Gjykatës administrative Sejdini i hedh poshtë pretendimet se ushtron presion ndaj gjykatësve që vendosin për ankesat e Frontit evropian

Kryetari i Gjykatës administrative Sejdini i hedh poshtë pretendimet se ushtron presion ndaj gjykatësve që vendosin për ankesat e Frontit evropian

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës administrative, Burim Sejdini sonte në konferencën për media mohoi se ka kryer presion ndaj gjyqtarëve në trupat gjyqësor që vendosin për ankesat e koalicionit “Fronti evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare. Ai vlerësoi se pretendimet e Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN” janë të pavërteta, insinuata dhe shpifje.

"Paraqitja ime publike sot lidhet me deklaratat publike të zotit (Arben) Taravari se ai ka informacione se unë si kryetar i Gjykatës po ushtroj presion mbi gjyqtarët të cilat i konsideroj si të pavërteta, insinuata dhe shpifje për punën time si kryetar i Gjykatës administrative", ka thënë Sejdini në konferencën për media në gjykatë.

Deri tani, siç tha ai, Gjykata administrative ka mbajtur katër seanca publike, ndërsa e pesta është në vijim. Janë publikuar dy vendime në ueb faqen, ndërsa më parë janë publikuar nga vetë trupat gjyqësor.

Sejdini konsideron se deklarata të tilla të personaliteteve publike dëmtojnë seriozisht imazhin e vendit tonë mbi proceset integruese evropiane. Në veçanti, konsideron siç thotë ai, pjesën e deklaratës së z.Taravari mbi përgjegjësinë e tij dhe të gjyqtarëve pas 15 qershorit, pra pas formimit të Qeverisë së re ku ai do të jetë pjesë e saj ku siç thotë "paraqesin presion serioz dhe të drejtpërdrejtë mbi gjyqtarët, Gjykatën administrative dhe drejtësinë në përgjithësi”. 

"Më duhet të përmend që detyrën time si kryetar i gjykatës e kam kryer me ndërgjegje, konform ligjit dhe me përgjegjësinë më të madhe dhe të njëjtën gjë e pohoj edhe për kolegët e mi dhe shërbimin profesional. Personalisht si kryetar i Gjykatës administrative nuk kam nevojë, dmth nuk kam frikë për punën time që bëj me përgjegjësi, konform me ligjin, ndaj datat që përmenden 15 qershor apo të tjera i shoh vetëm si ditë ku me integritetin dhe kapacitetin tim personal do të mund të kontribuoj për të mirën e vendit tonë. Të njëjtën mund ta them edhe për gjyqtarët e kësaj gjykate se ditët dhe datat i shohim si mundësi për të kontribuar për drejtësi më cilësore në vendin tonë”, ka thënë Sejdini.

FOTO: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR