Reshje të borës me intensitet të dobët në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Kodrën e Diellit, por aktualisht nuk paraqesin pengesë të komunikacionit, njoftuan nga NP Rrugët e Maqedonisë.
- Post By Sara Ademi
- 09:50, 29 mars, 2026
Shkup, 29 mars 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Kodrën e Diellit, por aktualisht nuk paraqesin pengesë të komunikacionit, njoftuan nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP "Rrugët e Maqedonisë" rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rurgë.
Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët. sa/
Foto: MIA arkivi