Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, prezanton punimet për transformimin e Parkut të Qytetit në Gostivar
- Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një videoje në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nisur transformimi i Parkut të Qytetit në Gostivar, në kuadër të projektit “Lidhja e rajoneve”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar (IPA), në partneritet me Komunën e Gostivarit, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:11, 29 mars, 2026
29 mars 2026
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një videoje në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nisur transformimi i Parkut të Qytetit në Gostivar, në kuadër të projektit “Lidhja e rajoneve”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar (IPA), në partneritet me Komunën e Gostivarit, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Ky projekt parasheh një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore dhe estetike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët dhe krijimin e një hapësire moderne rekreative. Në fokus të punimeve është ndërtimi i një ure për këmbësorë, e cila do të lidhë dy anët e parkut dhe do të lehtësojë lëvizjen e vizitorëve.
Përveç kësaj, projekti përfshin edhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra, rikonstruksionin e shtigjeve ekzistuese, vendosjen e pajisjeve të reja urbane, si dhe ndriçim publik modern me kandelabra.
Transformimi i parkut pritet t’i japë një pamje të re një prej hapësirave më të frekuentuara në qytet, duke e kthyer atë në një pikë tërheqëse për të gjitha moshat.
Foto: Komuna e Gostivarit