Mickoski: Mbi 30 për qind është realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e parë, në transport mbi 50 për qind
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e parë të këtij viti është mbi 30 për qind, ndërsa te transporti është mbi 50 për qind e shumës së planifikuar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:29, 29 mars, 2026
Ohër, 29 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e parë të këtij viti është mbi 30 për qind, ndërsa te transporti është mbi 50 për qind e shumës së planifikuar.
Mickoski, siç deklaroi sot, është jashtëzakonisht i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të autostradave dhe pret që të përmbushen të gjitha afatet e planifikuara për përfundimin e aktiviteteve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas shënimit të fillimit të rikonstruimit të aeroportit "Shën Apostull Pali", kryeministri informoi se janë përfunduar 90 për qind e punimeve në autostradën Kërçovë - Ohër, ndërsa ndërtimi i autostradës Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë ka të ngjarë të pësojë ndryshime, por bisedimet për këtë ende vazhdojnë dhe nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar.
"Më shumë se 30 për qind arrin realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e parë të këtij viti, q[ ende nuk ka përfunduar, pra mbi 30 për qind, që historikisht është ndoshta realizimi më dinamik i investimeve kapitale. Mendoj se transporti ka mbi 50 për qind të asaj që ishte planifikuar. Nuk ka ndalesë, vazhdojmë të punojmë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me dinamikën në aspektin e autostradave. Pres që të gjitha afatet që kemi dhënë të përfundojnë. Autostrada Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë me shumë gjasa nuk do të mbetet në plan sepse nuk varet nga ne, por nga UNESKO. Megjithatë, po kërkohet një mënyrë për ta përfunduar atë tërësi sepse bie brenda perimetrit të UNESKO-s. Do të gjejmë mënyrë që të kemi përsëri trafik të sigurt midis atyre dy seksioneve. Në këtë moment, negociatat janë ende duke u zhvilluar, diskutimet janë duke vazhduar dhe nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Me shumë mundësi këtu do të duhet të bëjmë disa ndryshime", tha Mickoski.
Sipas tij, përfundimi i autostradës Kërçovë - Ohër vazhdon me fondet që NPRrSh do t'i marrë hua nga bankat vendase.
"Për ndonjë arsye, financimi nga banka kineze është ndërprerë dhe ne ishim të informuar për këtë, por ia dolëm. Është siguruar një shumë e mjaftueshme për të përfunduar këtë projekt. Siç premtuam, do ta lëshojmë në përdorim. E njëjta gjë po ndodh edhe me autostradat e tjera. Për arsye që në fillim janë të pakuptueshme për mua, autostradat që janë pjesë e korridoreve iu transferuan Ministrisë së Transportit në vend të NPRrSh-së. Me ndryshimet në ligj, ato u kthyen aty ku i takojnë. Ka një dinamikë zbatimi nga kompania kontraktore. Atje, përveç pagesës paraprake që u pagua, nuk u bë asgjë tjetër, por falë veprimit të shprehur të Ministrisë së Transportit, zëvendëskryetarit të Qeverisë dhe drejtorit të NPrRSh-së, 90 për qind e punës që varet nga shteti është përfunduar. Tani e vetmja gjë që mbetet është një organizim i mirë nga kontraktorët dhe që ajo punë të përfundojë. Afati mund të duhet të prolongohet pak, por është e rëndësishme që e gjithë ajo të përfundojë", theksoi Mickoski.
Ai porositi se Qeveria, pavarësisht problemeve të trashëguara për shkak të politikave të këqija të paraardhësve të saj, po i përfundon punët.
"Kemi një numër të kufizuar resursesh, por përcaktojmë prioritetet dhe në bazë të tyre i përfundojmë punët. Është shumë e rëndësishme që nuk krijojmë probleme të reja dhe të mos krijojmë një trashëgimi të re të keqe për brezat pas nesh. Një nga një po i përfundojmë prioritetet dhe gjithçka do të përfundojë siç kemi thënë", nënvizoi kryeministri Mickoski.
Foto: MIA
: