Mickoski: Nuk ka ndryshime kushtetuese pa një fund të qartë, as nuk ka marioneta që do t'i gjenin për ta bërë këtë
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për mediat e përsëriti qëndrimin e Qeverisë se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën kushte që, siç tha, ndikojnë drejtpërdrejt në identitetin maqedonas, pa parashikueshmëri të qartë dhe një rezultat përfundimtar të procesit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:57, 29 mars, 2026
Shkup, 29 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për mediat e përsëriti qëndrimin e Qeverisë se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën kushte që, siç tha, ndikojnë drejtpërdrejt në identitetin maqedonas, pa parashikueshmëri të qartë dhe një rezultat përfundimtar të procesit.
"Për shkak të politikave të këqija kriminale dhe tradhtare të qeverisë së mëparshme pozicioni ynë është ai që është. Por këto janë procese historike, ne do të luftojmë. Tek fqinji ynë lindor, politikanët për ta zbatuar parimin e Zhivkovizmit pritën dekada të lindin politikanë të tipit të atyre që ishin në shtatë vitet e mëparshme. Pra, nëse është e nevojshme, edhe ne do të presim dekada. Por politikat që ndikojnë drejtpërdrejt në identitetin tonë, dhe nga njëra anë nuk ofrojnë parashikueshmëri dhe një fund të qartë të atij procesi, nuk kam ndërmend derisa unë jam kryetar i Qeverisë për asnjë çmim të hyj në një aventurë të tillë", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas fillimit të rikonstruimit të Aeroportit "Shën Apostull Pali" në Ohër.
Duke folur për qëndrimet e Bashkimit Evropian, i cili insiston në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për përparim, Kryeministri theksoi se nuk ka ndërmend, me asnjë çmim, të hyjë në një aventurë të tillë, siç e quajti, politike.
"Me mund të hyjmë në një aventurë. Nuk po e injorojmë elefantin, elefanti është në dhomë, e sollën këta të mëparshmit, por pa pasur një fund të qartë, pa ditur se çfarë merr komuniteti maqedonas në Bullgari, pa pasur përfundime të qarta nga ana e Këshillit Evropian, nuk kemi ndërmend të hyjmë në asnjë aventurë që do të na çojë përsëri në ndonjë moçal tjetër politik", thotë ai.
Kryeministri në këtë rast theksoi se prioritet mbesin reformat dhe përmbushja e detyrimeve ndaj Unionit. Sipas tij, qëllimi është që shteti të mbetet ndër kandidatët kryesorë në procesin e integrimit evropian, por pa kompromise që do të rrezikonin pozicionin kombëtar.
Foto: printskrin nga videoja