Mickoski: Rikonstruimi i aeroportit "Shën Apostull Pali" është një moment historik për Ohrin, presim rritje dyshifrore të pasagjerëve në të dy aeroportet
- Është shënuar fillimi i rikonstruimit të aeroportit "Shën Apostull Pali " në Ohër. Punimet ndërtimore, të cilat, siç është paralajmëruar, do t'i japin aeroportit një pamje krejtësisht të re, është planifikuar të përfundojnë deri në fund të majit. Projekti do të sigurojë 4.500 metra katrorë hapësirë funksionale, një përvojë më komode, më efikase dhe të këndshme për pasagjerët, si dhe kushte më të mira pune për personelin dhe drejtorinë policore dhe doganore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:12, 29 mars, 2026
Ohër, 29 mars 2026 (MIA) - Është shënuar fillimi i rikonstruimit të aeroportit "Shën Apostull Pali " në Ohër. Punimet ndërtimore, të cilat, siç është paralajmëruar, do t'i japin aeroportit një pamje krejtësisht të re, është planifikuar të përfundojnë deri në fund të majit. Projekti do të sigurojë 4.500 metra katrorë hapësirë funksionale, një përvojë më komode, më efikase dhe të këndshme për pasagjerët, si dhe kushte më të mira pune për personelin dhe drejtorinë policore dhe doganore.
Kryeministri Hristijan Mickoski e cilëson këtë moment si historik për Ohrin dhe bregdetin e Ohrit, por edhe për të gjitha komunat përreth.

"Me këtë rikonstruim rriten kapaciteti dhe cilësia e aeroportit. Shpresoj që gjithçka do të përfundojë brenda afatit të caktuar. Në dy muajt e parë të këtij viti, aeroporti i Shkupit ka një rritje prej 30 për qind të numrit të pasagjerëve, ndërsa në Ohër me rreth 20 për qind. Këtë vit, presim një rritje dyshifrore të pasagjerëve në të dy aeroportet. Po bisedojmë me një numër të madh operatorësh turistikë të cilët duhet të sjellin turistë në bregdetin e Ohrit në mënyrë të organizuar dhe jemi gati të lidhim një marrëveshje me njërin prej tyre, që jashtë sezonit do të sjellë rreth gjysmë milioni bujtje", theksoi Micoski.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, shprehu shpresë se hapja e pjesës së rikonsrruuar do të jetë në korrik.

"Po fillin një rikonstruim serioz, rindërtim dhe zgjerim serioz i aeroportit të Ohrit. Kjo po ndodh për herë të parë që nga ndërtimi i aeroportit. Projekti duhet të sjellë 4.500 metra katrorë hapësirë funksionale, që është rreth 2.500 më shumë se ajo ekzistuese. Kjo do të thotë mundësi për shumë më tepër pasagjerë, një ndjenjë më të këndshme kur zbarkojnë dhe ngrihen nga aeroporti i Ohrit, gjithashtu do të thotë shumë më tepër mundësi për turizëm, biznes dhe lidhje. Investimi është në disa faza, njëra prej të cilave është ajo që mund ta shihni, por ka edhe të tjera, dytësore. Shpresoj që në korrik do të jemi në gjendje t'ju ftojmë këtu, në hapjen solemne dhe të kemi një histori krejtësisht të re me të cilën të gjithë do të jemi krenarë", theksoi Nikolloski.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, gjatë aktiviteteve të ndërtimit, funksionimi funksional i aeroportit do të vazhdojë. Ato janë planifikuar në një mënyrë të tillë që të sigurojnë shërbim të sigurt dhe të pandërprerë për pasagjerët.

"Ohri është zemra e turizmit të Maqedonisë së Veriut. Besoj se mund të shkëlqejë edhe më shumë, duke mirëpritur sa më shumë mysafirë të jetë e mundur. TAV po investon 2.7 milionë euro në disa përmirësime kyçe në aeroport: zgjerimin e kapacitetit operativ të terminalit të pasagjerëve dhe kapacitetin e sporteleve të bagazheve dhe regjistrimit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së kontrollit të sigurisë, zgjerimin e ndërtesës administrative, një restorant të ri, zyra të reja për Policinë Kufitare dhe Drejtorinë Doganore dhe parkim për të punësuarit", tha Kurt.
Foto: Printskrin