Nikolloski: Rikonstruimi i aeroportit në Ohër do të thotë më shumë pasagjerë, zhvillim të turizmit dhe biznesit në rajon
- Zgjerimi dhe rikonstruimi i aeroportit të Ohrit do të sjellë një hapësirë të re funksionale prej 4.500 metra katrorë. Kjo do të thotë mundësi për t'u shërbyer shumë më tepër pasagjerë, por edhe për të mundësuar lidhje më të mirë dhe në atë drejtim zhvillimin e turizmit dhe biznesit në rajon. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot në Ohër ku, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mori pjesë në fillimin e rikonstruimit të aeroportit të Ohrit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:08, 29 mars, 2026
Ohër, 29 mars 2026 (MIA) - Zgjerimi dhe rikonstruimi i aeroportit të Ohrit do të sjellë një hapësirë të re funksionale prej 4.500 metra katrorë. Kjo do të thotë mundësi për t'u shërbyer shumë më tepër pasagjerë, por edhe për të mundësuar lidhje më të mirë dhe në atë drejtim zhvillimin e turizmit dhe biznesit në rajon. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot në Ohër ku, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mori pjesë në fillimin e rikonstruimit të aeroportit të Ohrit.
Nikollovski theksoi se ekzstojnë edhe investime të tjera në atë drejtim, siç janë investimet në MNAV, që lidhen me sigurinë e qiellit dhe kontrollin e trafikut ajror ku një sistem radari është integruar dhe po punon këtu, dhe po punohet intensivisht në aeroportin e Shkupit.
Nikollovski gjithashtu kujtoi se ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë, e cila është pjesë e Korridorit 8, në pjesën nga Ohri deri në aeroport tashmë ka përfunduar dhe duhen pesë minuta për të arritur atje nga qyteti. Ai theksoi se kjo ndërhyrje dhe ndërtimi i kryqëzimit të autostradës në aeroport do ta lehtësojnë më tej qasjen për pasagjerët, veçanërisht pasi të gjithë që udhëtojnë me aeroplan shohin se sa larg janë aeroportet nga vendi ku duhet të arrijnë.
Ministri i Transportit theksoi se me mbështetjen e kryetarit të Qeverisë, është vendosur një politikë e re e tërheqjes së destinacioneve të reja përmes subvencionimit, të përshtatur me nevojat e epokës së re.
"Tashmë kemi rezultate në dy drejtime - e para është se kemi 24 destinacione të reja nga të dy aeroportet dhe e dyta, për mua po aq e rëndësishme, është se destinacionet pa subvencione tashmë kanë filluar të krijohen. Kjo do të thotë se politika e bërjes tërheqëse të këtyre dy aeroporteve tashmë po krijon kushte që linjat ajrore të hapin destinacione pa kërkuar subvencione nga shteti", tha ai.
Konfirmimi më i mirë për këtë, tha, është numri i pasagjerëve të shërbyer, me mbi tre milionë pasagjerë që kalojnë vetëm nëpër aeroportin e Shkupit.
"Këtë vit pres mbi 3.5 milionë pasagjerë në të dy aeroportet, ndërsa vitin tjetër do të synojmë mbi katër milionë pasagjerë, që do të thotë shumë për të gjithë shtetin, duke pasur parasysh se jemi një shtet me 1.8 milionë banorë. Për një shtet pa dalje në det, të dy aeroportet vërtet kanë një performancë të shkëlqyer", tha Nikollovski.
Foto: MIA