• e hënë, 30 mars 2026

Mickoski: Në Ohër, 2.000 mysafirë në ditë jashtë sezonit, qëllimi ynë është në të dy aeroportet ta arrijmë numrin prej katër milionë pasagjerë

Mickoski: Në Ohër, 2.000 mysafirë në ditë jashtë sezonit, qëllimi ynë është në të dy aeroportet ta arrijmë numrin prej katër milionë pasagjerë

 Ohër, 29 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot informoi se po zhvillohen bisedime me një numër të madh operatorësh turistikë të cilët duhet të sjellin turistë në bregdetin e Ohrit në mënyrë të organizuar, dhe me njërin prej tyre bisedimet janë duke u finalizuar dhe një marrëveshje është gati të nënshkruhet. Ky operator turistik, siç theksoi Mickoski, jashtë sezonit do të sjellë rreth gjysmë milioni bujtje.

 Sipas kryeministrit, vetëm në bregdetin e Ohrit jashtë sezonit të verës, pritet të ketë 2.000 mysafirë në ditë.

 Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të fillimit të rikonstruimit të aeroportit "Shën   Apostull Pali", Mickoski përmendi se duhet të punohet me pronarët e ambienteve të akomodimit për ta dyfishuar këtë numër në 4.000.

 Lidhur me dy aeroportet, qëllimi i Qeverisë, me të gjitha projektet që po realizon, është që Maqedonia të arrijë numrin prej katër milionë pasagjerë.

 "Projekte të tilla, si rikonsrtruimi i aeroportit "Shën  Apostull Pali" dhe gjithçka që bëjmë si iniciativë, vetëm sa shtojnë vlerë. Të keni një rritje prej 30 për qind të numrit të pasagjerëve në aeroportin e Shkupit ose rreth 275.000 në dy muajt e parë dhe 20 për qind më shumë në aeroportin e Ohrit, dhe të tejkalojmë 3.5 milionë pasagjerë vitin e kaluar, mund të them se këto janë arritje historike. Pse të mos arrijmë katër milion pasagjerë, e gjithë kjo është vlerë e shtuar për ekonominë e Maqedonisë, veçanërisht në turizëm dhe hoteleri. Ne jemi një vend i bukur me mundësi dhe vende të bukura që mund t'i prezantojmë. Jam i bindur se si destinacion turistik do të njihemi gjithnjë e më shumë dhe të gjithë duhet të punojmë në atë drejtim. Patëm një përpjekje pionere, Ministria e Kulturës të jetë për turizmin, jemi përpjekur gjithashtu të marrim pjesë në ngjarje ndërkombëtare. Është një fillim modest, por me kalimin e viteve, do të njihemi gjithnjë e më shumë", nënvizoi kryeministri.

 Ai vlerësoi se jashtë sezonit në bregdetin e Ohrit, vetëm në hoteleri dhe turizëm, do të ketë rreth 85 milionë euro.

 "Kjo do të ofrojë vlerë të shtuar për ekonominë, por edhe një mundësi për hotelierët për t'i mbajtur personelin dhe të punësuarit jashtë sezonit të verës. Tani duhet të punojmë me pronarët e kapaciteteve akomoduese, pse të mos e dyfishojmë numrin nga 2.000 në 4.000, të na vijnë mysafirë nga Skandinavia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, këtu të kalojnë një pjesë të kohës jashtë sezonit të verës", theksoi Mickoski.

 Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR