Nikolloski publikoi se si do të duket rikonstruimi dhe zgjerimi i aeroportit të Ohrit, nga sot fillojnë aktivitetet ndërtimore
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi video se si do të duket Aeroporti i Ohrit pas rikonstruimit dhe zgjerimit të tij.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:18, 29 mars, 2026
Shkup, 29 mars 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi video se si do të duket Aeroporti i Ohrit pas rikonstruimit dhe zgjerimit të tij.
"Sot është një ditë historike, për herë të parë që nga ndërtimi i Aeroportit të Ohrit, po bëhet një investim serioz për zgjerimin dhe modernizimin e tij. Vazhdojmë të ndërtojmë Maqedoninë", ka shkruar Nikolloski.
Rikonstruimi për këtë aeroport filloi sot, dhe projekti do të sigurojë 4.500 metra katrorë hapësirë funksionale, një përvojë më të komode, efikase dhe të këndshme për pasagjerët, si dhe kushte më të mira pune për personelin, policinë dhe Drejtorinë Doganore.
Foto: Fejsbuku i Nikollovskit