• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rekordmeni botëror në maratonën Kiptum humbi jetën në një aksident rrugor

Rekordmeni botëror në maratonën Kiptum humbi jetën në një aksident rrugor

Eldoret, 12 shkurt 2024 (MIA)  - Rekordmeni botëror i maratonës për meshkuj, Kelvin Kiptum nga Kenia ka humbur jetën në një aksident rrugor, njoftoi portali "Bizna Kenia"

Aksidenti ku ka qenë një sportist ka ndodhur në autostradën mes qytetit kenian Eldoret dhe fshatit Kaptagat. Maratonasi po drejtonte makinën, humbi kontrollin dhe goditi ënjë një dru. 

 Bashkë me 24-vjeçarin Kiptum humbi jetën edhe trajneri i tij Zhervejs Hakizimana. Të dy vdiqën në vendngjarje. Me ta në makinë ka qenë edhe një vajzë, e cila është dërguar me plagë të shumta në një nga spitalet lokale.

Në tetor të vitit 2023, në maratonën e Çikagos, Kiptum vrapoi maratonën për 2 orë e 35 sekonda, duke e kaluar rekordin e bashkatdhetarit Eliod Kipçoge për 34 sekonda. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR