• e premte, 12 korrik 2024

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në autostradën Shkup-Kumanovë në Milladinovci

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në autostradën Shkup-Kumanovë në Milladinovci

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Nga 9 korriku, në korsinë e djathtë të autostradës Shkup - Kumanovë është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, me çka në gjatësi prej 1000 metrave, korsia e qarkullimit për ndalje të detyrueshme dhe korsia e komunikacionit për vozitje do të jenë të mbyllura, përderisa komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e majtë të komunikacionit për parakalim, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR