• e premte, 12 korrik 2024

Pesë studentëve më të mirë të cilët do të diplomojnë në mjekësi do t'u jepet shansi që menjëherë të punësohen në shëndetësi

Pesë studentëve më të mirë të cilët do të diplomojnë në mjekësi do t'u jepet shansi që menjëherë të punësohen në shëndetësi

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Pesë studentët më të mirë të cilët do të diplomojnë në mjekësi do t'u jepet mundësia që menjëherë të punësohen në shëndetësi tek ne. Risi është edhe fakti që Fakulteti i mjekësisë ka program të akredituar në gjuhën angleze dhe do të fillojë regjistrimin e studentëve të huaj, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Svetozar Antoviq.

"Pesë studentët më të mirë të cilët kanë diplomuar në mjekësi në Shkup, në Shtip dhe në Manastir do t'u japim mundësi të punësohen menjëherë, para se kjo të hyn në ligj. Shpresoj që së shpejti të jetë pjesë e ligjit. Këtë vit po e fillojmë me pesë, vitin e ardhshëm, shpresoj me10-të studentë nga të gjitha fakultetet e mjekësisë", deklaroi Taravari pas takimit.

Paralajmëroi edhe takime me specializantë privatë, duke informuar se specializimet private do të ulen me 50 për qind këtë vit dhe prioritet do t'iu japin specializimeve që mungojnë.

"Para së gjithash, flasim për racionalizimin e praktikantëve dhe specializantëve. Në vend ka specialistë të shumtë në numër, ndërsa ka nga ata që janë deficitar. Këtë vit mund të bëjmë një moratorium për disa specializime të ndryshme", tha Taravari.

Përparësi do t'i jepet patologjisë, onkologjisë, radiologjisë dhe anesteziologjisë, ku ka mungesë.

"Krahas racionalizimit të specializimeve, do të bëjmë ndryshime në ligjin, si të financohet, për Fakultetin e mjekësisë të mos pësojë dëme. Veçanërisht më vjen mirë që me përpjekje të përbashkëta më në fund do t'i mbajmë pesë studentët më të mirë në shtet", theksoi dekani Antoviq.

Shtoi se interesimi për të studiuar në Fakultetin e mjekësisë në Shkup është i madh.

"Fakulteti i mjekësisë është ende një nga fakultetet ku regjistrohen të gjitha kuotat në periudhën e parë të regjistrimit. Pak ditë më parë u shpall konkursi nga Universiteti. Vetëm për mjekësi të përgjithshme këtë vit do të regjistrojmë 200 studentë. Ajo që është risi është se më në fund e kemi akredituar programin në gjuhën angleze. Do të fillojmë dhe me regjistrimin e studentëve të huaj që do të studiojnë në gjuhën angleze. Edhe për ta janë gjithashtu 200. Pres që këtë vit të fillojmë së paku me pesëdhjetë", deklaroi Antoviq. rq/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR