• e hënë, 23 dhjetor 2024

ITSHKSH me 450 fotografi shpalos trajtat e gjenocidit serb në Kosovë

ITSHKSH me 450 fotografi shpalos trajtat e gjenocidit serb në Kosovë

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA)- Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në mes të ITSHKSH dhe me Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, sot në Prishtinë bëmë hapin e pare në jetësimin e këtij bashkëpunimi. Dorëzuam 450 fotografi me pamje nga krimet e kryera të shtetit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-99. Këto fotografi janë pjesë e hulumtimit tonë mbi dyvjeçar, ku janë edhe mijëra dokumente autentike, dhe me këtë duam të përcjellim edhe një porosi deri te të gjithë studiuesit dhe institucionet përkatëse që të punojnë pareshtur në dokumentimin e krimeve në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të pastrojmë të kaluarën, si garanci për të ardhmen.

Me këtë rast drejtori i Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, shprehu falënderimet dhe konsideratat për këtë kontribut të Institutit tonë, me çka bëri të ditur se institucioni që ai drejton do të jetë më i begatshëm me fonde që do t’i ndihmojnë identifikimit të krimeve të bëra mbi shqiptarët.

Duke i dëshiruar sukses Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, shfaqa bindjen se me një punë këmbëngulëse dhe sistematike, siç po veprojmë edhe aktualisht, do të mund të arrijmë të dokumentojmë me fakte e dëshmi autentike trajtat e gjenocidit serb në Kosovë, një detyrë kjo e ngutshme që do t’i shërbente politikës dhe diplomacisë për të iniciuar një rezolutë në OKB mbi gjenocidin në Kosovë të kryer nga Serbia. 

QËNDRONI TË LIDHUR