• e enjte, 10 tetor 2024

Mucunski - Sijarto: Hungaria si kryesuese me BE-në do të bëjë përpjekje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Unionit

Mucunski - Sijarto: Hungaria si kryesuese me BE-në do të bëjë përpjekje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Unionit

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka realizuar takim me homologun hungarez, Peter Sijarto, në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington.

Siç bënë të ditur sot nga MPJ, në takim, ministrat e kanë konfirmuar kënaqësinë nga zhvillimi i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dypalësh, me çka ishte përshëndetur jubileu - 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve. Njëherësh, ishin theksuar angazhimet e përbashkëta për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorë, me theks të veçantë në ekonomi, investime dhe lidhje biznesi. 

Në fokus të bisedimeve, shtohet, ishte edhe dosja evropiane e vendit, me çka ishte riafirmuar mbështetja e fuqishme hungareze për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në BE. Mucunski ka shprehur kënaqësi që në mesin e prioriteteve të kryesimit të Hungarisë me Këshillin e BE-së është pikërisht zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është interes i ndarë për vendet e rajonit dhe Unionit si tërësi. 

"E vlerësojmë lartë mbështetjen e vazhdueshme hungareze për rrugën tonë të integrimit evropian. Ne jemi të përkushtuar ndaj proceseve të reformave dhe angazhohemi fuqishëm për përshpejtimin e anëtarësimit tonë në BE. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union nuk ka alternativë dhe do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit të përgjithshëm rajonal dhe evropian", theksoi Mucunski, qëndroi në njoftim.

Në takim ishin shkëmbyer mendime edhe për aleancën në kuadër të NATO-s, nevojës për vazhdimin e bashkëpunbimit mes të dy vendeve në kuadër të Aleancës, si dhe bindjen se Samiti i Uashingtonit, në të cilin shënohet 75-vjetori i formimit të Aleancës, do të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale. fc/

Fotografia: MPJ

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR