Rexhepi: Çairi i 19-ti në nivel republikan dhe i gjashti në Shkup për ndërtimet pa leje
- Në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë evidentuar gjithsej 203 mijë objekte pa leje ndërtimi, sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara nga 80 komunat në nivel republikan.
- Post By Fami Bajrami
- 23:28, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë evidentuar gjithsej 203 mijë objekte pa leje ndërtimi, sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara nga 80 komunat në nivel republikan. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm dhe Ndërtim, Zuhejr Rexhepi, ka deklaruar për gazetën “Lajm” se komuna e Çairit renditet në vendin e 19-të në nivel republikan, me gjithsej 3,158 objekte pa leje, ndërsa në kuadër të qytetit të Shkupit, ajo zë vendin e 6-të nga gjithsej 10 komuna.
Në krye të listës për ndërtimet pa leje në nivel republikan janë Gazi Baba (10,934), Gostivari (8,878), dhe Prilepi (8,500).
“Ky është një problem që nuk kufizohet vetëm në ndonjë komunë të caktuar, por është një çështje me përmasa republikanë,” theksoi Rexhepi, duke shtuar se të dhënat janë përpunuar në mënyrë tabelare për të pasur një pasqyrë të qartë qytet për qytet.
VLEN
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.