Takime të Mucunskit me ministra francezë, në fokus eurointegrimet dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Paris sot realizoi takim me Benxhamin Hadad, ministër i deleguar i Francës për Evropën.
- Post By Fami Bajrami
- 18:25, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Paris sot realizoi takim me Benxhamin Hadad, ministër i deleguar i Francës për Evropën.
“Folëm për progresin e vendit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, situatën aktuale politike në rajon dhe rëndësinë e rolit tonë si një faktor përgjegjës që kontribuon në mënyrë aktive në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkroi Mucunski në faqen e tij në Fejsbuk.
Njëherësh, shton ministri, që të dy konfirmuan mbështetjen e fortë dhe domethënëse nga Franca për perspektivën tonë evropiane.
"Theksova përkushtimin e fortë të vendit ndaj reformave dhe anëtarësimit të plotë në Union, si dhe qëndrimin tonë parimor në lidhje me integrimin evropian - bazuar në parashikueshmëri, kredibilitet dhe rregulla të qarta në proces", deklaroi Mucunski.

Më parë, Mucunski u takua me nikoqirin e tij, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan- Noel Baro.
"Shprehëm së bashku kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm të fortë dhe të thelluar midis dy vendeve - si në nivelin politik ashtu edhe atë ekonomik, duke forcuar bashkëpunimin midis kompanive dhe qeverive. Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen nga Franca pas tragjedisë në Koçan", shkroi Mucunski.
Foto: Mucunski në profilin në Fejsbuk