• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikolloski: Deri te organet kompetente kam dorëzuar tre lëndë për të cilat ekziston dyshimi për kriminalitet për shpenzime të paligjshme të parave të popullit

Nikolloski: Deri te organet kompetente kam dorëzuar tre lëndë për të cilat ekziston dyshimi për kriminalitet për shpenzime të paligjshme të parave të popullit

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Pres që Prokuroria Publike të jetë më efikase dhe të veprojë në bazë të informacionit që përmban raporti i revizionit. Unë personalisht kam dorëzuar tre raste për të cilat besoj se ka dyshime për kriminalitet dhe pres që Prokuroria të hapë procedurë për to, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjes, Aleksandar Nikolloski. 

Ai në emisionin në televizionin Alfa, theksoi se dy nga tre rastet e paraqitura lidhen drejtpërdrejtë me pretendimet që janë publikuar nga Revizioni i shtetit në raportin për realizimin e projekteve kapitale.

"Edhe më herët kemi pasur indikacione për krim të mundshëm me paratë e buxhetit. Por këtë dyshim e vërtetojnë edhe pretendimet e Entit Shtetëror të Revizionit në raportin për realizimin e investimeve kapitale. Për këtë arsye kam thirrur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tashmë kam dorëzuar tre raste, dy prej të cilave lidhen drejtpërdrejtë me informacionin e publikuar nga revizioni shtetëror. Dhe për këtë pres që Prokuroria të jetë më efikase dhe të hapë menjëherë procedurë për to", sqaroi ministri Nikollovski. 

Siç njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes, në lidhje me ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër, Nikolloski theksoi se janë konstatuar tri probleme kryesore, edhe atë shpronësimi i tokës i cili ende nuk ka përfunduar, çështjet e pazgjidhura pronësore-juridike me disa pompa të benzinës dhe shpatet e keqprojektuara që duhet të bëjnë riprojektimin. qa/

Foto: printskrin Alfa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR