• e hënë, 30 shtator 2024

Fillkov - Bomgartner: Ndihmë franceze për reformën në sektorin gjyqësor dhe për integrimin evropian

Fillkov - Bomgartner: Ndihmë franceze për reformën në sektorin gjyqësor dhe për integrimin evropian

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës në lëminë e gjyqësorit, agjenda e reformave, projektet, si dhe prioritetet e ardhshme të Ministrisë së Drejtësisë të përfshira me Strategjinë e re për reforma në sektorin gjyqësor 2024-2028 ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov me ambasadorin francez Siril Bomgartner. 

Ambasadori Bomgartner, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, i ka përshëndetur planet e ministrit për reforma dhe ka shprehur gatishmëri që Franca të ndihmojë në të gjitha këto procese me ndihmë të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të ekspertëve. 

Si veçanërisht e rëndësishme ishte theksuar bashkëpunimi me gjykatësin për lidhje që është në Beograd dhe atasheun për siguri të brendshme në Shkup të cilët me aktivitetet e tyre ndihmojnë në zbatimin e reformave. 

"Pritet që në shtator në shtetin tonë të mbërrijë ekspertja Sesilia Maronie e cila do të punojë dy vjet në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të na ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane. Fillkov dhe Bomgartner u angazhuan për fuqizim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR