• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Bukuri të admirueshme të Pustecit buzë liqenit të Prespës që patjetër të vizitohen

Rama: Bukuri të admirueshme të Pustecit buzë liqenit të Prespës që patjetër të vizitohen

Tiranë, 21 mars 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes publikimit të rrjetet sociale nga Pusteci u ka bërë thirrje turistëve që ta vizitojnë këtë verë, por dhe gjatë gjithë vitit, për t’u njohur me "bukurit e mahnitshme natyrore dhe pasuritë kulturore".

"Panorama nga fshati Pustec, bukuri e veçantë në këtë stinë pranverore, ku gjithçka ka filluar të lulëzojë. Pusteci buzë Liqenit të Prespës, ofron kultura të shumta, natyrore dhe arkeologjike të mira për vizitorët vendas dhe të huaj të cilat duhet patjetër të shihen", shkroi Rama.

Komuna e Pustecit përbëhet nga 9 fshatra, të shpërndara në bregun e liqenit të Prespës, gjë që i jep kësaj zone një bukuri të veçantë. Turistëve ju ofron mundësi të shumta për të hulumtuar.

"Ishulli Qyteti i vogël i njohur ndryshe si 'ishulli i gjarpërinjve' është një nga atraksionet më të veçanta që mund të arrihet në 20 minuta me varkë, duke filluar nga qendra e bashkisë, pra nga fshati Pustec. Duke vazhduar udhëtimin me varkë, në lindje të Qytetit të vogël, rreth 30 minuta nga ishulli, ndalesa e radhës është në kishën e shpellës...", bën të ditur agjencia shtetërore ATA, duke cituar publikimin e Ramës.

Tjetër bukuri që duhet të shihet është manastiri "Shën Marena" ku mund të arrihet me varkë duke u nisur nga kisha e shpellës ose nga bregu pranë Pustecit. rq/

Foto: Rama FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR