• e mërkurë, 12 qershor 2024

QMK: Gjithsej 1.840 thirrje në 24 orët e fundit, pjesa më e madhe e tyre drejtuar policisë

QMK: Gjithsej 1.840 thirrje në 24 orët e fundit, pjesa më e madhe e tyre drejtuar policisë

Shkup, 24 janar (MIA) -  Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1840 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112. Pjesa më e madhe e tyre janë drejtuar në polici dhe ndihmën e shpejtë mjekësore, ndërsa ka pasur thirrje edhe për shërbimet zjarrfikëse.

Nga numri i përgjithshëm i thirrjeve, sipas QMK-së, 38,70 për qind ishin “reale”, ndërsa 61,30 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Drejt policisë ishin 52,42 për qind të thirrjeve, drejt ndihmës së shpejtë mjekësore 39,92 për qind, drejt zjarrfikësve 4,43 për qind, ndërsa në LAAM 0,36 për qind të thirrjeve “reale” në 112 në QMK.

"Thirrje për raste urgjente në numrin 112, që janë totali i përgjithshëm për zgjidhje të kombinuar të thirrjeve "reale" 3.23 për qind me 61.30 për qind të tjerat, që janë emëruar si "thirrje jo urgjente", ishin në numër 1136 dhe ishin objekt i pranimit, përpunimit në QKM, dhe koordinim të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre. Kjo realizohet përmes operativëve kudjestarë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim (SOK), thonë nga QMK.

Për një pjesë të thirrjeve veprohet sipas procedurave standarde operative në koordinim paralel dhe njëkohësisht me disa institucione të angazhuara në Sistemin për Menaxhim me krizat (SMK), në pajtim me natyrën e emergjencave të raportuara "reale". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR