• e mërkurë, 26 qershor 2024

Gashi - Bomgartner: Franca pret konsensus mbipartiak për çështje të ndërlidhura me anëtarësimin në BE

Gashi - Bomgartner: Franca pret konsensus mbipartiak për çështje të ndërlidhura me anëtarësimin në BE

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner, ku takim morri pjesë edhe Zhaklina Pop-Angellova, shefe e Kabinetit të ambasadorit.

Duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë ambasadorit, kryetari Gashi pa mëdyshje konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve dhe dy parlamenteve, duke falënderuar njëkohësisht mbështetjen franceze në të gjitha nivelet e qeverisjes për anëtarësimin në NATO dhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

"E përshëndeti angazhimin aktiv për avancimin e marrëdhënieve nga senatorët dhe deputetët francezë, veçanërisht deputetët Liliana Tangi dhe Bertran Sop, mbështetjen e tyre të qartë për procesin tonë të integrimit evropian. Si prioritet të parë në mandatin e tij ai veçoi anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përpjekjet që do të bëjë për të realizuar sa më shpejt këtë synim tonë strategjik dhe vendosmërinë e shumicës së qytetarëve tanë", theksohet në kumtesën e Kuvendit.

Ambasadori Bamgartner, duke e uruar atë për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit në emër të autoriteteve franceze dhe në emrin e tij, përcolli mbështetjen e plotë të Republikës Franceze në kryerjen e funksionit të tij si kryetar i Kuvendit. Ai u pajtua për trendin pozitiv të bashkëpunimit dinamik parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë Nacionale dhe Senatit të Republikës së Francës, veçanërisht ndërmjet grupeve të bashkëpunimit dhe në kuadër të seksioneve në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

"Ambasadori shfrytëzoi rastin për të përshëndetur edhe një herë mbajtjen e aktivitetit të dytë edukativo-arsimor në Kuvend “Kam qëndrim - Parlamenti i Ri i Frankofonisë”, në kuadër të shënimit të muajit mars – muajit të Frankofonisë, i cili jep mundësi që nxënësit e frankofonisë të shkollave të mesme për një ditë të jenë deputetë dhe të vendosin për tema të rëndësishme që prekin të rinjtë", qëndron në kumtesë.

Në aspektin e integrimit evropian, ambasadori Baumgartner theksoi rëndësinë e ndërtimit të një konsensusi mbipartiak për çështjet që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, veçanërisht për miratimin e legjislacionit që kërkon shumicën e dy të tretave në Kuvend, si një hap kyç në këtë procesi.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për aktivitetet e ardhshme parlamentare në përbërjen aktuale parlamentare dhe për zhvillimet në Republikën Franceze në mbajtjen e zgjedhjeve evropiane.

U konstatua se është e nevojshme krijimi i grupeve të miqësisë në të dy parlamentet sa më shpejt pas zgjedhjeve dhe vazhdimi i bashkëpunimit intensiv parlamentar në periudhën në vijim. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR