• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski me thirrje për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor

Mickoski me thirrje për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski në bashkëpunim me Institutin Republikan Ndërkombëtar - IRI si pjesë e projektit për dialog ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil, mbajtën takim me disa organizata joqeveritare të dedikuara për arsimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

Në takim, siç bën të ditur Pres shërbimi qeveritar, Mickoski theksoi se arsimi është shtyllë e shoqërisë dhe për këtë arsye renditet në krye të prioriteteve të qeverisë.

"Pa arsim cilësor nuk ka as mjekë cilësor, mësimdhënës, ekonomistë e kështu me radhë. Jemi të vendosur të bëjmë ndryshime të mëdha dhe ftoj shoqërinë civile të marrë pjesë aktive në krijimin dhe zbatimin e kësaj. Është obligim i përbashkët që të krijohen kushte më të mira për shkollimin e të rinjve, me këtë edhe një e ardhme më e mirë për vendin tonë", tha kryeministri Mickoski para organizatave rinore.

Mickoski, theksohet në kumtesë, me keqardhje ka konstatuar se arsimi në të kaluarën ka pësuar rënie të konsiderueshme.

"Çdo ide është e mirëseardhur dhe për këtë organizojmë këto diskutime tematike me sektorin civil", ka thënë tutje Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria punon në mënyrë transparente dhe krijon kushte që organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë edhe më aktive në zhvillimin e shtetit.

Ai bëri thirrje që të mbështesin procesin dhe të krijojnë së bashku strategji për zhvillimin e vendit, me një afat kohor mjaftueshëm të madh, në mënyrë siç tha ai, "të mund të trasojmë rrugën dhe të arrijmë rezultate".

Gjatë debatit, disa nga organizatat rinore prezantuan propozimet e tyre për masa, projekte dhe zgjidhje sistematike ku siç thanë ata, "do t'i mbajnë të rinjtë në vend dhe të ndërtojnë dhe realizojnë potencialin e tyre këtu".

Janë ftuar edhe shoqata të tjera që do të dorëzojnë iniciativa të tyre në departamentin për bashkëpunim me sektorin civil pranë Qeverisë, si dhe në ministritë përkatëse.

Fjalim kanë mbajtur edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

"Qëndrim i përbashkët është se marrëdhëniet me sektorin civil po zhvillohen në drejtim të mirë dhe pritet që politikat që krijohen përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të japin rezultat pozitiv", thuhet në komunikatë.

Foto: Qeveria


 

QËNDRONI TË LIDHUR