• e hënë, 24 qershor 2024

SHGM dhe UNDP ndanë çmime në temën “Kreativiteti dhe etika gazetareske”

SHGM dhe UNDP ndanë çmime në temën “Kreativiteti dhe etika gazetareske”

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) -  Gazetari Mihaill Milloshevski nga 360 gradë, për storjen e titulluar “Klubi bullgar në Kosovë që hapi Jotova – nën kyç” është fitues i çmimit të parë për "Kreativitet dhe etikë gazetareske" që e ndanë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). 

Në historinë e çmimit të parë bëhet fjalë për pjesën jugperëndimore të shtetit më të ri evropian, Kosova, ku gjendet zona e Gorës . Dhe atje, përveç shqiptarëve dhe boshnjakëve, një pjesë e madhe e popullsisë deklarohet si goranci – popull musliman që flet gjuhë sllave të jugut.

Çmimi i dytë iu dha Ardit Ramadanit, me storjen me titull “Femrat në MK nuk marrin pjesën e tyre të drejtë, tradita është më e fortë se ligji” nga media mollekuqja.mk.

Në këtë storje ndahen statistika për vendet ku gratë në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia për të mos prishur marrëdhëniet me vëllezërit e tyre.  Sipas rajoneve, në Pollog ka më pak pronare femra dhe vetëm 17 për qind të grave posedojnë pronë në Tetovë dhe Gostivar.

Çmimi i tretë iu nda katër gazetareve – Vanja Micevska dhe Vesna Kolovska për tre tregimet e lidhura në vazhdim me titullin: “Frika (e pa)justifikuar e nxori “armën” e luftëtarëve për vlerat tradicionale në rajon”, “Në betejën kundër ripërcaktimit të gjinisë u nis një aleancë e organizatave fetare dhe qytetare, politike dhe antivaksine” dhe “Kur një burrë bëhet grua, e mbushi hapësirën publike me përçarje, gjuhë urrejtjeje dhe manipulime” dhe nga Valentina Vurmo dhe Aneta Risteska për përpunimin e temave me titull “Sistemi është dorë e zgjatur e dhunës, njerëzit e dhunshëm shpëtojnë me dënime me kusht”, publikuar në Licevlice.mk.

Përveç të shpërblyerve, sot edhe Elena Gagovskas iu nda një mirënjohje e veçantë për tregimin “Anatomia e vrasjes në Koçan”, e publikuar në Prizma. 

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve theksoi rëndësinë e të pasurit dëshirë për kërkime dhe qasje etike ndaj punës, si mënyra të vetme për të luftuar numrin në rritje të informacioneve në epokën digjitale.

"Në një kohë kur informacioni është i bollshëm dhe lehtësisht i arritshëm, roli i gazetarëve nuk ka qenë kurrë më kritik. Ne nuk jemi vetëm transportues të lajmeve; ne jemi rrëfyes, zbulues dhe ruajtës të së vërtetës. Detyra jonë është për të informuar dhe edukuar dhe për të kërkuar përgjegjësi nga Qeveria", tha ai.

Çadikovski informoi se në mesin e aplikacioneve që kanë mbërritur ka pasur profile të ndryshme.

"Kjo është një fakt që më bën shumë të lumtur sepse dëshmon se kolegët kanë motivim për të punuar më shumë e më shumë. Në këtë mënyrë ne mund të kalojmë zhurmën e epokës digjitale. E di që është një sfidë e madhe të punosh në një shoqëri si e jona, por ne nuk duhet të dorëzohemi. Në një botë ku ka dezinformata të pakontrolluara, standardet tona etike janë më të rëndësishme se kurrë", shtoi ai. 

Armen Grigorian, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend,  theksoi nevojën e këtij lloji të ngjarjeve për identifikimin e dezinformatave dhe rrëfimeve të rreme në shoqëri:

"Shpallja e çmimeve gazetareske për krijimtarinë dhe etikën gazetareske përmes ekspozimit të dezinformimi simbolizon angazhimin e përbashkët duke forcuar aftësitë tona për tu rezistuar dezinformatave, lajmeve të rreme dhe dezinformatave me bazë gjinore, të cilat paraqesin një lloj kërcënimi bashkëkohor për demokracinë dhe lirinë e fjalës", tha ai. 

Ai shtoi se shpërblimet janë thellësisht të lidhura me përpjekjet tona për të luftuar dezinformimin dhe promovimin e raportimit me ndjeshmëri gjinore, duke forcuar kështu integritetin e gazetarit. qa

Foto: SHMG

QËNDRONI TË LIDHUR