• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në periudhë prej 20 minutave dje në Shkup janë denoncuar dy incidente me sulm fizik nga ana e një grupi njerëzish

Në periudhë prej 20 minutave dje në Shkup janë denoncuar dy incidente me sulm fizik nga ana e një grupi njerëzish

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) – Në rajonin e Qendrës dje në Shkup në periudhë prej 20 minutave ishin denoncuar dy incidente me sulm fizik nga ana e një grupi të shumë njerëzve. 

Siç informojnë nga MPB, së pari në orën 16:00 ishte raportuar se një grup prej shumë njerëzve fizikisht kanë sulmuar një 17-vjeçar, ndërsa pastaj rreth orës 16:20 ishte denoncuar se një grup prej dhjetëra njerëzish fizikisht kanë sulmuar dy persona të moshës prej 21 dhe 22 vjet. 

"Në SPB Shkup dje është denoncuar se rreth orës 16:20 në Shkup, në rajonin e Qendrës, H.A. (22) dhe E.K. (21) nga Shkupi ishin sulmuar fizikisht nga një grup prej dhjetëra njerëzve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Gjithashtu, rreth orës 16:00 në SPB Shkup ishte denoncuar se në rajonin e Qendrës një grup prej më shumë personave fizikisht kishin sulmuar një 17-vjeçar nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", informojnë sot nga MPB. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR