• e diel, 22 dhjetor 2024

Taravari: Mendoj se nga dhjetori do t'i fillojmë ndryshimet kushtetuese

Taravari: Mendoj se nga dhjetori do t'i fillojmë ndryshimet kushtetuese

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe zgjedhjeve në SHBA do të gjendet një zgjidhje si rrugëdalje e vetme nga ngërçi i krijuar politik për vendin dhe nga dhjetori të fillojnë ndryshimet kushtetuese.

"Të jemi të sinqertë deri në fund, problemi nuk është fare nëse bullgarët do të jenë në Kushtetutë, kjo nuk është problem, ne ishim për atë që edhe egjiptianët dhe kroatët të jenë në preambulë. Kjo nuk është pengesa, pengesa është problemi historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe kjo është ajo që nuk shkon si duhet dhe pamundëson zhvillimin e negociatave. Unë mendoj se pas zgjedhjeve në Bullgari dhe zgjedhjeve në SHBA, mendoj se do të gjendet një zgjidhje që do të ishte rrugëdalja e Maqedonisë nga ky udhëkryq. Unë mendoj se nga dhjetori do të fillojmë ndryshimet kushtetuese", deklaroi Taravari në emisionin “Vin v​in” në televizionin “Telma”.

Ai tha se porositë e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen kanë qenë shumë të qarta.

"Porosia ishte i qartë, ne jemi të mirëpritur të fillojmë negociatat, por kushti është që t'i bëjmë ndryshimet kushtetuese, shumë në mënyrë legjitime nga kryeministri që kërkon garanci. Nuk jepen garanci nga viti 2018 dhe 2019, na duhen garanci më serioze", thotë ministri i Shëndetësisë.

Ai konsideron se vendi ynë meriton konfirmim nga Brukseli dhe Uashingtoni që të mos kërkohet diçka shtesë.

"Frika më e madhe për mua si politikan në zgjedhjet para 24 prillit dhe 8 majit ka qenë që të mos na përsëritet Bukureshti, të mos na përsëritet viti 2008 dhe tani intuita ime, jam i sigurt se z.Mickoski është i orientuar si properëndimor edhe ai dëshiron të ketë një zgjidhje dhe është mjaft i interesuar që Maqedonia të mos mbetet në grupin me BeH-në dhe Kosovën", ka thënë Taravari.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR