• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria britanike do të ndajë 117 milionë paund për mbrojtjen e komunitetit mysliman

Qeveria britanike do të ndajë 117 milionë paund për mbrojtjen e komunitetit mysliman

Londër, 11 mars 2024 (MIA) - Qeveria britanike njoftoi sot se do të ndajë 117 milionë paund ose 137.30 milionë euro për mbrojtje të komunitetit mysliman për shkak të rritjes së islamofobisë.

Mediat britanike bëjnë të ditur se fondet do të përdoren për mbrojtjen e xhamive, shkollave fetare myslimane dhe qendrave të tjera të komunave.

Tel Mama, një grup që monitoron incidentet anti-myslimane, muajin e kaluar njoftoi se kishte pasur një rritje prej 335 për qind të incidenteve të tilla në Mbretërinë e Bashkuar që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Ministri britanik i Punëve të Brendshme, Xhejms Kleverli deklaroi se urrejtja kundër myslimanëve nuk ka absolutisht vend në shoqërinë britanike.

Anketa e kryer në shkurt zbuloi se 29 për qind e britanikëve besojnë se konservatorët në pushtet janë islamofobikë.

Dhjetë ditë më parë, qeveria britanike njoftoi se do të forconte sigurinë e komunitetit hebre për shkak të rritjes së antisemitizmit. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR