Putini: Evropianët janë vetë fajtorë për zhvillimin e marrëdhënieve të tyre me SHBA
- Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se evropianët janë fajtorë për atë që po ndodh në marrëdhëniet e tyre me SHBA-në, por theksoi se Rusia nuk ndërhyn në marrëdhëniet euroatlantike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:07, 19 shkurt, 2025

Moskë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se evropianët janë fajtorë për atë që po ndodh në marrëdhëniet e tyre me SHBA-në, por theksoi se Rusia nuk ndërhyn në marrëdhëniet euroatlantike.
"Rusia nuk po spekulon për marrëdhëniet SHBA-BE, por vetë evropianët janë fajtorë për mënyrën se si për momentin po zhvillohen". Sa i përket marrëdhënieve euro-atlantike, ne këtu nuk ndërhyjmë", deklaroi Putini.
Ai, gjithashtu theksoi se nuk nevojiten ndërmjetësues në dialogun midis Rusisë dhe SHBA-së.
Foto: Arkivi i MIA-s